Procedohet edhe pjesa e dytë e mjeteve për bizneset
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, sot ka bërë ekzekutimin e pjesës së dytë të mjeteve në mbështetje financiare për bizneset.
Shuma e ekzekutuar sot kap vlerën e 16 milionë e 424 mijë e 476 eurove për gjithsej 11 mijë e 244 biznese të cilat i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e parapara me Programin për Rimëkëmbje Ekonomike tjera.
Dy ditë më parë MEA ka bërë pagesën e parë në vlerë prej 37 milionë e 710 mijë e 730 euro subvencione për 15 mijë e 474 biznese.
Kjo shumë ndahet në zbatim të Programit për Rimëkëmbje ekonomike i miratuar ditë më parë nga Qeveria e Republikës së Kosovës ku vlera totale e këtij program është 60 milionë euro.
Pjesa e mbetur dhe bizneset tjera të cilat akoma nuk kanë pranuar mjetet do të paguhen në ditët në vijim të gjitha bizneset të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara./21Media