“Termokos” fillon sezonin e ngrohjes

 

NP “Termokos” ka njoftuar se që nga mëngjesi i ditës së sotme ka filluar furnizimi me ngrohje për afro 15 mijë konsumatorë në Prishtinë.

Termokos nëpërmejt një njoftimi thotë se paraprakisht janë zhvilluar me sukses gjithë përgatitjet e nevojshme, riparimet e rrjetit e nënstacioneve të ngrohjes dhe testimet e pajisjeve e rrjetit.

“Furnizimi me ngrohje do t’i përshtatet lëvizjes së temperaturave të ajrit dhe nevojave të konsumatorëve për ngrohje”, thuhet në njofitm.

Duke u bazuar në përgatitjet e realizuara dhe zhvillimin e projekteve, që kanë qenë në proces, kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” SH.A, Arsim Fetahu është shprehur optimist se edhe ky sezon do të jetë i suksesshëm.

Ai ka shprehur kënaqësinë e tij, që në kuadër të fazës së dytë të Projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, që është realizuar me fondet e Komisionit Evropian, sivjet për herë të parë do të fillojnë të furnizohen me ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore çerdhja “Xixëllonja”, shkolla “Meto Bajraktari”, objekti i Teatrit Kombëtar, Opera e Kosovës, Ministria e Kulturës, Prokuroria Speciale, 5 objekte të vjetra banesore të lagjes “Ulpiana” , ndërsa pas pak kohësh do të kyçen në rrjetin e ngrohjes edhe 6 objekte të reja banesore të lagjes “Mati 1”.

Privilegji për startimin e sezonit ngrohës i ka takuar Qemajl Limonit, i cili është punëtori më i vjetër i ndërmarrjes.

Back to top button