Shala në konferencë për inovacione në teknologjinë e sektorit të ujërave

Ministri Ferat Shala, pjesë e panelit udhëheqës të sesionit hapës, në konferencën ndërkombëtare WATEC Italy 2017

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala është duke marr pjesë në konferencën WATEC Italy 2017, ngjarje kjo me karakter ndërkombëtarë për inovacione në teknologjinë e sektorit të ujërave dhe mjedisit, që po mbahet në Palermo të Italisë.

Qëllimi i konferencës është të promovojë bashkëpunimin në mes kompanive të ndryshme nga sektori publik dhe privat në fushën e teknologjisë së ujërave dhe të ekspozojë produktet dhe shërbimet në këtë lëmi.

Në kuadër të konferencës treditore (21-23 Qershor) do të organizohen seminare, diskutime dhe prezantime e referime në lidhje me aspektet të ndryshme të sektorit të ujërave sikurse janë trajtimi i ujërave industriale, teknologjitë për filtrimin e ujërave, si dhe çështje që ndërlidhen me sfidat në sektorin e ujërave si fondet, investimet dhe bashkëpunimi. Një nga temat me të rëndësishme të konferencës është reduktimi i humbjeve të ujit dhe gjetjet e zgjidhjeve teknologjike për këtë çështje.

Në ditën e parë të konferencës Ministri Shala, ka qenë në panelin udhëheqës të sesionit hapës, ndërsa që në kuadër të sesionit të parë ka folur për gjendjen në sektorin e ujërave në Kosovë, politikat, sfidat dhe nevojat për investime në sektorin e ujërave në vendin tonë, me ç’rast u ka bërë thirrje kompanive pjesëmarrëse që të vijnë për të investuar në sektorin e ujërave në Kosovë./21Media

 

Back to top button