Shërbyesit civilë marrin pagat për Bajram
Për nder të festës së Fiter Bajramit Ministria e Financave ka ndarë pagat për shërbyesit civilë një javë para kohe
Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Kosovës, se Ministria e Financave ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin qershor .
“Për shkak të festës së Fitër Bajramit, dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë, ekzekutimi i pagave është bërë disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, Ministri i Financave Avdullah Hoti të gjithë besimtarëve mysliman të Republikës së Kosovës u uron festën e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe mbarësi në familjet e tyre.