MI me mbikëqyrje profesionale për patentë shoferit
Udhëzimi Administrativ hyn në fuqi pas shtatë ditësh
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku e nënshkroi udhëzimin administrativ për mbikëqyrjen profesionale në fushën e patentë shoferit.
Sipas MI-së, ky udhëzim administrativ ka për qëllim përcaktimin e procedurave për zbatimin e mbikqyrjes profesionale, masat që ndërmerren ndaj subjekteve dhe personave të cilët tregojnë performancë të dobët profesionale, aktivitetet e mbikëqyrjes profesionale, kompetencat e organit për mbikëqyrje profesionale në fushën e patentë shoferit.
Ndryshe, udhëzimi Administrativ hyn në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga Ministri./21Media