MIRATOHET Ligji për rimëkëmbje ekonomike

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë votuar në lexim të dytë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Ky ligj në tersi me amendamente mori 72 vota pro dhe asnjë kundër.

Votat për ta kaluar këtë ligj ia siguruan deputetët e PDK-së, të cilët propozuan katër amandamente shtesë.

Qëllimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike është plotësimi dhe ndryshimi i disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Përmes këtij projektligj ndër tjerash parashihet edhe tërheqja e 10 për qind të kursimeve  pensionale në  Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Ligji në fjalë ishte proceduar nga qeveria që nga vera. /21Media

Back to top button