Obiliq: Rrah ish bashkëshorten
Arrestohet një person në Obiliq
Policia raporton se dje në Obiliq është arrestuar një person i dyshuar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij.
Viktima thuhet sipas Policisë se ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa për çështje sigurie të njëjtit i është konfiskuar arma personale, të cilën e posedonte me leje përkatëse./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?