Plagoset ferizajasi me plumb qorr në natën e Vitit të Ri
Një burrë është plagosur nga një plumb qorr derisa po qëndronte në terasën e shtëpisë së tij gjatë ndërrimit të moteve.
Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 00:10 në Ferizaj.
Viktima fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt. Më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësore.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore./21Media