Vdiq dy muaj pasi u rrëzua nga shtëpia ku ishte duke punuar

 

Një person ka vdekur dje në QKUK, pasi u rrëzua nga një shtëpi ku ishte duke punuar në fshatin Shkabaj të Prishtinës.

Viktima ishte rrëzuar më 3 tetor dhe ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të marra.

“Më 31.12.2020 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar pasi ishte rrezuar nga një shtëpi private ku kishte qenë duke punuar. I njëjti ishte duke u trajtuar në QKUK dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë”, thuht në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button