Në ballkonin e shtëpisë u godit nga predha e armës së zjarrit
Policia sot informoi se një grua më 1 janar në Viti është goditur nga një predhë e armës së zjarrit. Sipas mjekut kujdestar në Gjilan, viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Raportohet se viktima femër kosovare deri sa ishte në ballkonin e shtëpisë është goditur nga një predhë e armës së zjarrit. Viktima është dërguar ne Emergjencën e Gjilanit dhe e njëjta sipas mjekut kujdestar, është në gjendje të rëndë.”, informoi policia.
Ndërkohë, rasti është duke u hetuar./21Media