Reshjet e orëve të fundit rëndojnë situatën

 

Qendra e Situatave e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin se është duke e përcjellë nga afër gjendjen në teren, pas reshjeve të orëve të fundit që kanë rënë mbi vendin tonë.

Hoti përmes një komunikate për media ka thënë se sipas këtij raporti gjendja paraqitet e rënduar me vërshime dhe bllokim të disa rrugëve, ngritje të nivelit të ujit, dalje nga shtrati i disa lumenjve dhe rrëshqitje të dheut për shkak të reshjeve atmosferike.

Mirëpo, sipas tij është duke u menaxhuar me sukses nga mekanizmat lokal, që janë në vend të ngjarjes dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë kërkesë për mbështetje nga Qendra e Situatave e Këshillit të Sigurisë së Kosovës./21Media

Back to top button