Vjedhje e rëndë në Kamenicë

 

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së shtunës në një filiale të Postës së Kosovës në Kamenicë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Vjedhjen e ka raportuar punëtori i sigurimit përmes telefonit.

“Persona të panjohur dyshohet se kanë depertuar me forcë në objktin e postës dhe dyshohet se kanë vjedhur të hollat që kanë qenë në arkë”, ka thënë Hashani.

Policia e Kosovës njësitet e hetimeve si dhe njësitet e forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po mirren me hetimin e rastit./21Media

Back to top button