E mitura që u raportua e zhdukur, u gjet “e martuar”

 

Një vajzë e mitur e cila u raportua si e zhdukur më 25 dhjetor të vitit të kaluar është gjetur dje te një burrë në Podujevë.

Policia e Kosovës rastin e ka cilësuar si bashkësi jashtëmartesore nën moshën 16 vjeçare.

Në stacionin policor është shoqëruar edhe i dyshuari mashkull kosovar.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button