Haradinaj nis zyrtarisht fushatën nga Prizreni
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nisur fushatën zgjedhore edhe zyrtarisht nga komuna e Prizrenit.
Në Prizren sipas Haradinajt, shqiptarët kanë shkruar historinë një shekull e gjysmë më parë.
“Forca e Kosovës! Po e fillojmë garën tonë për President nga Prizreni, ku ne shqiptarët kemi shkruar historinë një shekull e gjysmë më parë. Sot do të hapim kapitullin tjetër të së ardhmes së Kosovës! Na priftë e mbara” ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit AAK garon me numrin 135 me sloganin Forca e Kosovës./21Media
Forca e Kosovës! Po e fillojmë garën tonë për President nga Prizreni, ku ne shqiptarët kemi shkruar historinë një…
Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, February 3, 2021