Sërish përplasje në mbledhjen e KQZ-së

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po mban mbledhjen e radhës, në të cilën nuk po mungojnë përplasjet. Kësaj radhe përfaqësuesi i Vetëvendosjes në këtë komision, Alim Rama, ka akuzuar këtë institucion se po mundohet, sipas tij, të vë edhe një pengesë për votuesit jashtë Kosovës.

Ai ka deklaruar se votat duhet të mbërrijnë në kutinë postare të KQZ-së. Ai i është drejtuar Sekretariatin e KQZ-së që  sqarohet se si ka shkuar në të kaluarën dhe si duhet të shkojë, por një përgjigje të tillë nuk ka marrë përgjigje.

Në anën tjetër  kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, përfaqësuesi  i LDK-së, Sami Hamiti,I  PDK-së Arianit Elshani kanë thënë se votat duhet të mbërrijnë në Fahun Postal, Posta numër 6, pasi sipas tyre, ashtu parasheh ligji./21Media

Back to top button