Konsullata i ndërpret marrëdhënien e punës Albert Veliut

Veliu është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të paligjshme

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York i ka ndërprerë marrëdhënien e punës shoferit të kësaj konsullate Albert Veliu, i cili është arrestuar gjatë një operacioni të përbashkët ndërmjet Policisë dhe Kosovës dhe Agjencisë Kundër Drogës (DEA) të SHBA-ve.

Në njoftimin e zyrës për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës thuhet se Konsullata e Kosovës në New York, në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e saj do të bashkëpunojë me autoritetet e shtetit pritës nëpërmjet kanaleve zyrtare në lidhje me rastin e sipërpërmendur.

Konsullata konfirmon se Albert Veliu ka qenë i angazhuar si vozitës, në cilësi të stafit lokal, nga themelimi i konsullatës, pasi ka vetëm nënshtetësi amerikane dhe nuk gëzon kurrfarë privilegjesh dhe imunitetesh diplomatike.

Ndryshe, vozitësi i Konsullatës, Albert Veliu është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të paligjshme.

Back to top button