Ish-deputetët e LDK-së që mbetën jashtë Kuvendit
13 deputetë të LDK-së mbetën jashtë dyerve të Kuvendit
Trembëdhjetë ish-deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) nuk kanë arritur të zgjedhën serish në këtë post për legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës.
Ndër ta janë: Sabri Hamiti, Naser Osmani, Muhamet Mustafa, Melihate Tërmkolli , Haki Demolli, Sadri Ferati, Njomza Emini, Blerim Grainca, Nuredin Ibishi, Salih Morina, Ali Sadriu, Synavere Rysha, Bardhyl Meta.
Ndërsa, deputet për herë të parë të kësaj partie në këtë mandat janë Driton Selmanaj, Lumir Abidxhiku, Fidan Rekaliu, Haxhi Avdyli, Imet Rrahmani.
LDK në zgjedhjet e 11 qershorit ishte në koalicionin me AKR-në dhe Alternativën, duke u renditur në vendin e tretë pas koalicionit PAN dhe Lëvizjes Vetëvendosje.