Belgjikë – Bjellorusi, Januzaj në bankën rezervë
Belgjika dhe Bjellorusia takohen sonte në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Për belgët kjo do të jetë ndeshja e tretë në kuadër të Grupit E, kurse e dyta për bjellorusët.Ndeshja mes tyre zhvillohet sonte nga ora 20:45 në “Den Dreef”, teksa tani janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
Vlen të theksohet se edhe në këtë ndeshje, Adnan Januzaj do të jetë në bankën rezervë.

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?