Vritet zyrtari i emigracionit në Francë

 

Menaxheri i një qendre refugjatësh në qytetin Pau, të Francës jug-perëndimore, u vra të premten në një sulm të pretenduar të kryer nga një migrant sudanez.

Rasti ndodhi rreth orës 11:00 me kohën lokale dhe i dyshuari është arrestuar, transmeton rtv21.tv.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha në “Twitter” se do të udhëtonte në qytet më vonë të premten.

Raportet në mediat franceze thonë se sulmuesi ishte një 38-vjeçar i cili më parë kishte jetuar në qendër.

Sulmi nuk mendohet të ketë lidhje me terrorizmin, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Kryetari i Bashkisë së Pau tha se statusi i azilit të të dyshuarit ishte refuzuar kohët e fundit dhe konfirmoi se ai kishte kaluar kohë në burg./21Media

Back to top button