19 të vdekur, mbi 1 mijë raste të reja me Covid-19

 

19 persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, u konfirmuan edhe 1 mijë e 71 raste të reja, ndërsa u shëruan nga Covid-19 edhe 930 pacientë.

Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë nga Tirana, pasuar nga Vlora, Fieri, Gjirokastra e Shkodra.

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 19 viktima që ishin të prekur me Covid-19, të moshave 52-82 vjeç.

Në spitalet COVID po rritet vrullshëm numri i qytetarëve që marrin trajtim mjekësor. Momentalisht raportohet për 618 pacientë të shtruar, 41 në terapi intensive dhe 12 të intubuar./vizionplus

Back to top button