Rrëmbehet një vajzë në Istog
Një vajzë në Istog është rrëmbyer nga dy persona me një veturë me targa kosovare.
Rasti është raportuar në polici nga babi i viktimës të enjten pasdite.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë me një veturë me targa vendore kanë rrëmbyer vajzën e tij viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e policisë.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Ndërsa, rasti vazhdon të hetohet./21Media