Gjermania e Franca bëjnë thirrje për formimin e shpejt të Qeverisë

 

Gjermania dhe Franca bënë thirrje që të formohet sa ma shpejt Qeveria e re e Kosovës, si dhe të zgjedhet Presidenti.

Në një postim në twitter nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe nga Ambasada e Francës në Kosovës theksohet se së bashku me zyrën e BE-së në Kosovë do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Tutje, potencohet se Gjermania dhe Franca janë të gatshme të përkrahin vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Gjermanie e Franca urojnë qytetarët e Kosovës, Albin Kurtin, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve. Ne bëjmë thirrje në formimin e shpejt të Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, pasi rezultatet të finalizohen. Gjermania dhe Franca me padurim presin ta përkrahin një agjendë ambicioze të reformave, përfshirë forcimin e rendit dhe ligjit, si dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Gjermania dhe Franca janë të gatshme për ta përkrahur kontinuitetin e dialogut të ndihmuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë në drejtim të integrimit evropian të dy vendeve”, është shkruar në postimin në Twitter të ambasadorit gjerman Rohde dhe të Ambasadës së Francës në Kosovë.

 

Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë. Ndërsa, Vjosa Osmani ka qenë kandidate e listës së Vetëvendosjes për presidente.

Rezultatet janë ende preliminare, pasi kanë mbetur pa u numëruar votat nga diaspora, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Back to top button