Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet

 

Të shtëna me armë zjarri pati sonte rreth orës 20:00 në rrugën “Mujë Krasniqi”, në Prishtinë, saktësisht në një lokal. Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila deklaroi se bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.

“Njësitet  policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, i cili është  në kërkim nga ana e policisë. Në afërsi të vendit të ngjarjes policia ka bërë sekuestrimin e një arme zjarri që dyshohet të jetë përdorë në rast.”, bëri të ditur Ahmeti.

Zyrtarët policoër janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti./21Media

Back to top button