Arrestohet djali pasi goditi disa herë babain me thikë
Një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimet për vrasje në tentativë.
Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht babin e tij, duke e goditur me thikë disa herë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:38 në Mitrovicë.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.
Sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media