Sot rreth orës 09:40 është raportuar se një person ka ther me thikë një 58 vjeçar në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ndërsa policia është në kërkim të të dyshuarit.

“Reth orës 09:40 është raportuar një rast për lëndim trupor i ndodhur në rrugën “Mbretresha Teutë” në Mitrovicë. Nga informatat e para raportohet se viktima (rreth 58 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mpreht (thikë) i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestinin e personit të dyshuar”, ka konfirmuar Zahiti./21Media