Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia njofton për devijim të komunikacionit në hyrje të Ferizajt

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot prej orës 08:00 kanë filluar punimet në projektin e zgjerimit të rrugës nacionale N2–segmenti, hyrja në qytetin e Ferizajt, në magjistralen Gërlicë –Ferizaj, konkretisht nga Fshati i Vjetër deri në fshatin Prelez.

Sipas Policisë, për shkak të këtyre punimeve, do të devijohet komunikacioni për qarkullim të automjeteve nga rruga ekzistuese në rrugë alternative, e cila do të monitorohet nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale –Ferizaj.

“Gjithashtu, devijimi dhe drejtimi i automjeteve do të shenjëzohet me të gjitha shenjat e komunikacionit dhe rregullat në fuqi”, është bërë e ditur në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button