21 viktima nga COVID-19 në Maqedoni
Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut nga 1 mijë e 258 testime të realizuara, janë regjistruar 284 raste të reja pozitive në COVID-19.
Janë regjistruar 449 të shëruar dhe 21 viktima.
Viktimat janë 8 nga Shkupi, nga 2 nga Ohri dhe Prilepi, dhe nga një në Kumanovë, Tetovë, Shtip, Strumicë, Strugë, Koçan, Negotinë, Gjevgjeli dhe Probishtip.
Deri tani, në vend nga COVID-19 janë infektuar 112 mijë e 930 persona, janë shëruar 98 mijë e 133 të tjerë, ndërkaq jetën e kanë humbur 3 mijë e 348 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë janë realizuar 567 mijë e 441 testime, ndërkaq raste aktive pozitive janë 11 mijë e 457./TV21