Haxhiu për vaksinat antiCOVID-19: Qeveria Kurti po bën “sehir”
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu sot ka akuzuar Qeverinë Kurti 2 se nuk po ndërmerr asgjë për shëndetin e qytetarëve.
Ai ka deklaruae se gjatë qeverisjes së Kurtit janë regjistruar 431 vdekje si pasojë e sëmundjes infektive.
“Hapja e një pike të vaksinimit për qytetarët e Kosovës në Morinë nga Qeveria e Shqipërisë tani më është domosdoshmëri, sepse Qeveria e Kosovës ka dështuar”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se sigurimi i vaksinave mbetet prioriteti më urgjent.