Digjet një lokal në Vushtrri
Në orët e vona të natës së 6 majit, është raportuar se një lokal(kafiteri) në Vushtrri, është kapluar nga zjarri.
Njësiti policor dhe zjarrfikësit kanë arritur menjëherë në vendin ngjarjes.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Policia e Kosovës, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut në shkallë të gjerë, policët kanë ndërhyrë dhe kanë depërtuar brenda hapësirave të lokalit, për të vërtetuar nëse ka të lënduar.
Ndërkohë, zajrrfikësit kanë lokalizuar zjarrin, që rrezikonte të përhapej./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?