Kthehet në rigjykim rasti i Ramadan Mujës
Shala njoftoi se Gjykata e Apelit prej fillimit të vitit e deri më tani ka pasur rreth 18 mijë lëndë
Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala ka njoftuar se rasti i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja është kthyer në rigjykim.
Ramadan Muja, së bashku me pesë zyrtarë tjerë komunalë më 13 mars 2014 u shpallën fajtorë nga Gjykata Themelore e Prizrenit për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar.
Në këtë konferencë Shala ka treguar gjithashtu se Gjykata e Apelit prej fillimit të vitit e deri më tani ka pasur 17 mijë e 999 lëndë ku prej tyre janë zgjidhur vetëm 5838 sosh, duke marrë parasysh numrin e vogël të gjyqtarëve.