Trump me ”armë” të re kundër Rusisë

Presidenti i SHBA-së në Evropë

Në takimin me udhëheqësit evropianë në Varshavë, presidenti amerikan, Donald Trump, do të kërkojë ngritjen e furnizimit të Evropës me gaz natyror nga Amerika, raportoi agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burime nga Shtëpia e Bardhë.

Në takimin, i cili pritet të zhvillohet nesër në kryeqytetin e Polonisë, Trump do të kumtoi se Uashingtoni synon ti lehtësoi maksimalisht kompanive amerikane eksportin e gazit në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Republikanët, shumica prej të cilëve angazhohen për një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, po mbështesin eksportin e gazit si veprim politik.

Rritja e eksportit të gazit amerikan do të zvogëloi mundësitë e Rusisë në Evropë, deklaroi edhe ish-komandanti i forcave të bashkuara të NATOs në Evropë, gjenerali Xhejms Xhons.

Pritet se deri në vitin e 2020, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëhen eksportuesi i tretë më i madh i gazit natyror në botë. Megjithatë, tregu i stërngopur, pa marrë parasysh përpjekjet e Trampit, do të kufizoi rritjen e eksportit të burimeve energjetike nga Amerika dhe se Rusia ka përparësi në tregun evropian, duke pasur parasysh afërsinë gjeografike dhe infrastrukturën ekzistuese.

Evropianët presin se Trumpi do të shpalosë qëndrimin e Uashingtonit për gazsjellësin “Rrjedha Veriore 2”, i cili pritet të ndërtohet nëpër Detin Baltik deri në Gjermani./21Media

Back to top button