Nesër homazhe për Ismet Bogujevcin

 

Për të nderuar figurën dhe punën e të ndjerit, Ismet Bogujevcit i cili vdiq sot, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me institucionin i Ansamblit të Këngëve dhe të Valleve “Shota”, do të organizojë një ceremoni komemorative nesër më datë 14 maj 2021.

Nga ora 11:00 deri 11:15 është paraparë të bëhet parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit Zahir Pajaziti deri në Teatrin Kombëtar.

Nga ora 11:30 deri në 14:00 mbahet ceremonia zyrtare e homazheve në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti.

Kurse, varrimi i të ndjerit bëhet në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Arbëri. Të gjithë pjesëmarrësit luten t’i respektojnë masat kundër pandemisë COVID-19.

Bogujevci si solist muzikor ka fituar një mori çmimesh përfshirë – çmimim – mikrofoni i artë,  në akordet e Kosovës. Që nga viti 2000, ka punuar si solist – këngëtar në ‘’Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shota’’ ndërsa, nga viti 2012 – 2013 ishte UD – Drejtor i ‘’Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Shota’’, periudhë kjo, për gjatë së cilës, ansambli ka fituar disa çmime ndërkombëtare në festivale prestigjioze nëpër botë, përfshirë këto vende: Turqia, Italia, Bullgaria.

Pra, duke ju falenderuar përkushtimit të tij, viti 2012, shenon një ndër vitet më të sukseshme të jetës artistike 50 – vjecare të AKKVSH -së, ku janë shpërblyer me dy çmime: vendi i pare: “syri i artë” në Bursa dhe vendi i dytë në Buyukçekmeçe, të Turqisë.

Repertori muzikor Martesa jonë’’ është kënga e cila u bë vjershërim dhe adresë për të rinjët e martuar dhe të pa martuar, të cilën e ka punuar Kompozitori – Gazmend Zajmi.

Janë dhe një mori këngësh që kanë ngelur të pa harruara si: “O moj bukuroshe” “Ke selvitë e namazgjasë” “Tefik Canga” “Bajram Curr – Bajram Curr”, dhe shumë të tjera. Ishte Anëtar i Këshillit Drejtues në AKKVSH që nga viti 2014. Në vitin 2015, MKRS – ja do ta shpall Doajen të Ansamblit – Shota./21Media

Back to top button