Sulm në një xhami, 12 persona të vrarë

 

Një bombardim në një xhami në periferi të kryeqytetit afgan Kabul ka lënë të vdekur të paktën 12 njerëz dhe 15 të tjerë të plagosur që morën pjesë sot në lutjet e së premtes.

Shpërthimi në rrethin Shakardara erdhi në ditën e dytë të një armëpushimi tre-ditor të Talibanëve dhe ushtrisë për të shënuar festën e Bajramit, transmeton rtv21.tv.

Të enjten, shpërthimet në provincat Kandahar dhe Kunduz vranë nëntë njerëz. Shpërthimi i bombës së së premtes ishte më i madhi i incidenteve të dhunshme që kanë prishur armëpushimin. Raportohet se imami që drejtonte lutjet ishte në mesin e viktimave.

Qeveria afgane fajësoi talibanët për sulmin, por grupi mohoi përfshirjen./21Media

Back to top button