TikToku një nga platformat kyçe për transmetimin e tensioneve Izrael-Hamas
Ndërsa luftimet midis Izraelit dhe palestinezëve përshkallëzohen në terren, TikTok është bërë një forum për transmetimin e tensioneve.
Dikur njihej kryesisht për tendencat vallëzuese virale, aplikacioni për video është bërë gjithashtu një platformë kryesore për ndarjen e lajmeve.
Faqja në pronësi kineze ka një audiencë të gjerë, kryesisht më të re, me rreth 700 milionë përdorues aktivë mujorë në të gjithë botën.
Pamjet e zjarrit me raketa mbi Izrael, shkatërrimi në Gaza dhe protestat palestineze janë bërë virale në këtë rrjet. Ai ka sjellë konfliktin në ekranet e telefonave të njerëzve në të gjithë botën.
Por ka edhe shqetësime se ajo dhe faqet e tjera të mediave sociale po përhapin gënjeshtra ose ekstremizëm./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?