Mbingarkohet Klinika Emergjente

 

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mbetet klinika më e mbingarkuar në tërë sistemin shëndetësor në vend.

Bazuar në raportin 2-javor të kësaj klinike, ka pasur 3790 raste që kanë marrë trajtim spitalor, në shërbime të ndryshme, reanimim, degët, internistike, kirurgjike, ortopedike, përfshirë edhe aksidentet në trafik, rastet e plagosjeve dhe të tjera.

Kjo bëhet e ditur nga një njoftim i QKUK-së, ku theksohet se po ashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 66 operacione të ndryshme kirurgjike.

Klinika Emergjente apelon te të gjithë qyetarët e Kosovës të respektojnë sistemin e referimit, fillimisht të lajmërohen te mjeku familjar, e pastaj te spitali i përgjithshëm më i afërt, kurse në QKUK të drejtohen vetëm në raste emergjente./21Media

Back to top button