“Qeveria s’ka plan për integrimin e plotë të veriut të Kosovës”
Përfaqësuesi i Departamentit për rend, ligj dhe siguri i LDK-së, Shkëmb Manaj, në një konferencë për media ka thënë se Programi i Qeverisë është sipërfaqësor dhe se përmban orientime të përgjithshme.
Manaj ka thënë se qeveria nuk ka paraparë asnjë masë për integrimin e plotë të veriut të Kosovës.
“Vërehet se qeveria nuk e ka të qartë cilat janë problemet me të cilat përballen qytetarët. Kjo qeveri në program nuk ka paraparë asnjë masë konkrete për integrimin e plotë të veriut të Kosovës, shtrirjen e autoritet të saj në këtë pjesë të vendit tonë”, ka thënë ai.
Manaj ka thënë se qeveria nuk ka bërë asnjë plan për shqiptarët dhe institucionet e Kosovës në veri të vendit.
Ndërkaq, ka shtuar se as për Policinë e Kosovës nuk ka paraparë asnjë plan, ashtu si edhe për trajtimin e krimeve të luftës.
Manaj ka thënë se adaptimi i praktikës së Kroacisë lidhur me atë se si i kanë trajtuar krimet e luftës do i shërbente shumë Kosovës./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?