Kaloni te përmbajtja kryesore

Dita Ndërkombëtare e Hipertensionit

 

17 maji shënon ditën ndërkombëtare të hipertensionit, e cila ka një përhapje të gjerë në mbarë botën, ku çdo vit shënon 1.9 milionë të vdekur.

Problemi më i madh që haset në lidhje me këtë sëmundje është se shumica e personave që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk janë në dijeni të saj.

Hipertensioni paraqet simptoma si dhimbje koke, marramendje, pagjumësi, etje, dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri. 40 përqind e të sëmurëve me tension rrezikojnë të pësojnë hemorragji cerebrale dhe 16 përqind e tyre infarkt në zemër.

Liga Botërore e Hipertensionit ka iniciuar Ditën Botërore të Hipertensionit që nga viti 2005 duke pasur si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për shkaqet dhe pasojat e presionit të lartë të gjakut, dhënien e informacionit sesi të parandalojmë presionin e lartë të gjakut dhe komplikimet e lidhura me të, inkurajimin për të rritur kontrollin ndaj presionit të lartë të gjakut dhe për të ndjekur këshillat e profesionistëve të kujdesit shëndetësor, inkurajimin e vetë kujdesit për të parandaluar presionin e lartë të gjakut, matjen e presionit të gjakut nga të gjithë dhe nxitjen nga autoritetet kombëtare dhe lokale për të krijuar mjedise që mundësojnë sjellje të shëndetshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button