1 viktimë dhe 39 raste të reja në Shqipëri

 

Në 24 orët e fundit janë kryer 3 mijë e 169 testime në Shqipëri, nga të cilat 39 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.

Ndërkaq, një qytetare nga Fieri ka humbur betejën me virusin.

Po ashtu, janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126 mijë e 405 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive./21Media

 

 

Back to top button