Naomi Campbell nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare
Supermodelja Naomi Campbell, është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vet modelja me një postim në profilin e saj në Instagram.
“Një bekim i bukur i vogël më ka zgjedhur mua që të jem nëna e saj. Jam e nderuar që kam këtë shpirt të pastër në jetën time. Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që unë ndaj tashmë me ty engjëlli im i vogël. Nuk ka dashuri më të madhe”, ka shkruar modelja 50 vjeçare.
Modelja Campell nuk ka dhënë detaje të tjera sa i përket emrit ose kur ka lindur vajza e saj.
Campell nuk kishte njoftuar se ishte në pritje të një fëmije./21Media
View this post on Instagram