10 vjeçarja palestineze që bëri bujë në internet: Pse e meritojmë këtë, çfarë bëmë për këtë?

 

Një video, në të cilën shihet një vajzë 10-vjeçare nga Gaza, duke qarë para një ndërtese të shndërruar në rrënoja dhe duke pyetur “pse e meritojmë këtë”, ka bërë bujë në internetit. Videklipi jep një pasqyrë të brutalitetit të konfliktit Izrael-Palestinë dhe tregon se si fëmijët janë ndër më të prekurit.

“Nuk mund të bëj asgjë. Jam vetëm 10 … çfarë pret nga unë të rregulloj?”, pyeti vajza Nadine Abdel-Taif, duke treguar drejt ndërtesës që ishte kthyer në rrënoja.

Ajo ndër të tjera duke qarë tha se: Unë nuk mund të merrem me këtë. Unë thjesht dua të jem një mjeke ose diçka për të ndihmuar njerëzit e mi. Por nuk mundem. Unë jam thjesht një fëmijë.

“Pse e meritojmë këtë? Çfarë bëmë për këtë?”, pyeti Nadine, duke shtuar se familja e saj thotë se “ata (Izraeli) thjesht i urrejnë. “Ata thjesht nuk na pëlqejnë sepse ne jemi myslimanë”.

Siç raportohet, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, së paku 212 persona, përfshirë gati 100 gra dhë fëmijë janë vrarë në Gaza. Ndërsa, në Izrael, sipas shërbimit shëndetësor, janë vrarë 10 persona, përfshirë dy fëmijë./21Media

Back to top button