OKB thotë se janë zënë rob rreth 20 mijë civilë

Kordinatorja Grande tregoi vlerësimin e OKB-së

Rreth 20 mijë civilë janë zënë rob në pjesët e qytetit të vjetër të Mosulit, territori i fundit nën kontrollin e ISIS-it të cilin forcat irakiane po tentojnë ta marrin në kontroll, ka deklaruar sot kordinatorja për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Lis Grande.

“Vlerësimi ynë është se në pjesë  të qytetit të vjetër gjenden rreth 15 mijë, por edhe deri në 20 mijë civilë”, ka thënë Grande për AFP-në.

Back to top button