2 viktima nga COVID-19 në Shqipëri
Dy viktima dhe 23 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndëtësisë bëri të ditur se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Korçë me 5 raste, nga 3 raste në Shkodër, Skrapar, nga 2 raste në Malësi e Madhe, Librazhd, nga 1 rast në Tiranë, Fier, Devoll, Lezhë, Mirditë, Berat, Pogradec, Sarandë.
Ndërkaq viktimat ishin nga 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 65-84 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 629 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127 mijë e 869 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive./21Media