Diçka e re nga Shpat Kasapi

 

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi së shpejti do ta publikojë projektin e radhës. Këtë e ka bërë të ditur sot përmes instagramit, ku ka publikuar edhe pamje, nga të cilat kuptohet se kënga do të publikohet me videoklip, shkruan rtv21.tv

“Diçka e bukur po vjen”, ka shkruar Shpati sipër njërit imazh.

Ndërsa, sipër një video-je ai ka shkruar: Comingsoon.

Ndryshe, “E do zemra çikën” është projekti i fundit muzikor i Shpat Kasapit. Projekti është publikuar më 11 gusht 2020 dhe deri tani në Youtube ka arritur rreth 183 mijë klikime./21Media

Back to top button