Policia vazhdon patrullimet për implementimin e ligjit antiCOVID
Policia e Kosovës thotë se me institucionet relevante në gjithë vendin ende po punon për implementimin e ligjit antiCOVID dhe respektimin e masave për parandalim.
Qëllimi kryesor i punës së përbashkët, sipas tyre, mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë, por edhe kujdesi i vazhdueshëm ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve tanë në periudhën nëpër të cilën po kalojmë.
Kujtojmë se javët e fundit ka një rënie të theksuar të rasteve të infektimit me koronavirus.
Megjithatë, masat qeveritare antiCovid mbesin ende në fuqi, duke përfshirë edhe orën policore nga ora 22:30 deri në 05:00.