Vdiq një çiklist i mitur pasi u godit nga vetura
Një fëmijë ka ndërruar jetë dje si pasojë e një aksidenti në komunikacion pasi ishte goditur nga një veturë në Gjakovë.
”Në mbrëmje është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që me automjet nga pa kujdesia ka goditur çiklistin e mitur kosovar”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media