Dy ferizajas dënohen me 8 vjet e gjysmë burg dhe rreth 2 mijë euro gjobë
Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar dy të dyshuarit F.B dhe A.B për veprat penale “Grabitje” dhe “Mashtrim”.
F.B dhe A.B janë dënuar secili me nga 4 vjet burg dhe 900 euro gjobë, në total 8 vjet burg e 1.800 euro gjobë.
Tashmë të dënuarit, akuzohen se me datën 12 dhjetor 2020, në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, me vetdije të plotë, me qëllim të përfitimit, kanë kryer një grabitje nën kërcënimin e armës, ku të dëmtuarit i kanë marrë telefonin e markës “Iphone 11 pro max”, në vlerë prej 815 euro.
Ndërkohë që, A.B akuzohet se më datë 10 dhjetor 2020, duke paraqitur fakte të rreme, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm dhe për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, ka mashtruar të dëmtuarin përmes Instagramit, ku ka porositur një telefon të markës “Iphone 11 pro max” në vlerë prej 815 euro, duke iu prezantuar rrejshëm, me ç’rast i jep adresë të rrejshme në emër të L.A, me çka edhe ka kryer veprën penale “Mashtrim”./21Media