Artistë e rinj që morën statusin Big në ”Kënga Magjike”
Në natën e parë gjysmëfinale e edicionit të 22-të të “Kënga Magjikes”, pesë artistë të rinj arritën të kalonin në kategorinë e artistëve Big.
Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Urban Band dhe Niki, ishin artistët që arritën të merrnin votën e jurisë së përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.
Sot dhe nesër do mbahen netët gjysmë-finale të festivalit “Kënga Magjike 2021”, ndërsa finalja më 29 maj 2021.
Së bashku me Ardit Gjebrean, këtë vit festivali do të prezantohet nga artistja Marsela Çibukaj./21Media