Merr flakë një pjesë e stadiumit Santiago Bernabeu në Madrid

 

Një re e dendur tymi u pa nga pjesa e sheshit të ndërtimit në stadiumin Santiago Bernabeu në Madrid të mërkurën në mbrëmje.

Në stadiumin e Real Madridit ka qenë duke u punuar gjatë gjithë këtij sezoni, ndërkohë që asnjë tifoz nuk është lejuar të hyjë për shkak të masave parandaluese të Covid-19.

Videot të tymit që vinte nga vendi i stadiumit u shfaqën në mediat sociale, me të përditshmen spanjolle Marca që raportonte se kulla e tymit mund të shihej nga pjesë të ndryshme të qytetit./21Media

Back to top button