Kosnett kujtoi dy pilotët e Ushtrisë Amerikane
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, sot ka kujtuar pilotët e Ushtrisë Amerikane, David Gibbs dhe Kevin Reichert, të cilët kanë vdekur më 5 maj 1999, kur helikopteri i tyre, Apache ishte rrëzuar gjatë Operacionit Forca Aleate.
Ambasadori Kosnett vizitoi memorialin e tyre në Prizren për të nderuar trimërinë dhe sakrificën e tyre.