Kurti priti në takim babain e heroit Enver Zymberi

 

Kryeministri Albin Kurti sot priti në takim babain e heroit Enver Zymberit, Muharrem Zymberin.

Kurti u shpreh se sakrifica e Enver Zymberit s’do të harrohet kurrë, ndërsa emrit i tij do të kujtohet.

“Me 26 korrik sivjet bëhen 10 vjet nga rënia e heroit Enver Zymberi. Në zyren time prita Muharrem Zymberin, babain e tij, me të cilin kemi qenë për një vit bashkë në burgun e Pozharevcit. Baca Rremë erdhi të më vizitonte me vajzën Shyhrete Zymberi-Brahimi dhe djalin Çlirimin, i cili i shërben vendit si pjesëtar i Policisë së Kosovës. Përveç bisedës, u ndjeva shumë i nderuar që Arsim Sadiku, miku i Enverit, më kishte bërë një dhuratë të cilën mund ta shihni në foto. Sakrifica e Enverit nuk do të harrohet kurrë, kurse emri i tij do të kujtohet përherë.”, shkroi Kurti në facebook.

Ndryshe, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) më 25 korrik të vitit 2011 kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak. Në mëngjesin e 25 korrikut, ROSU, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato. Por, ROSU kishte hasur në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi./21Media

Back to top button